9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Chelsea dhe PSG-ja fitojnë ndeshjet e para në çerekfinale

Është mbyllur ndeshja në Portugali ndërmjet Chelseat dhe Portos me rezultatin 2:0 në të mirë të ekipit nga Londra.

Me këtë fitore, Chelsea pothuajse është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mason Mount dhe Ben Chilwell realizuan golat për skuadrën londineze.

Ndeshja e kthimit, do të zhvillohet pas një javë në “Stamford Bridge” në Londër.

 

Takimi tjetër, në “Allianz Arena” përfundoi me fitoren e ngushtë 3:2 të PSG-s ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe shënoi dy herë derisa një gol e realizoi Marquinhos për fitoren e skuadrës franceze.

Ndërsa, për Bayernin realizuan Eric Maxim Chuopo-Moting e Thomas Mueller.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Paris.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...