Mesfushori kroat, Ivan Rakitic, beson se shumë shpejtë do të rinovoi kontratën e re me klubin ‘katalanas’.
E ardhmja e mesfushorin nuk është ende e pa qartë për arsye se shumë media botërore raportojnë se Rakitic, shumë shpejt mund të bëhet lojtar i Chelseas.
“Unë dua të jem këtu dhe nëse mund ta rinovoj kontratën, dua të jem këtu edhe për shumë vite të tjera. Jam shumë i lumtur këtu, të gjithë e dinë këtë gjë, e mbi të gjitha e di edhe presidenti. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, ka thënë Rakitic.
]]>