29.6 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Chollet shkon në Departmentin e Mbrojtjes, Sekretary Blinken e zëvendëson me Tom Sullivan

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të hënën se një nga ndihmësit e tij më të lartë Derek Cholet po largohet për një detyrë të tjetër tek Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin. Cholet që njihet edhe për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi,  do të zëvendësohet nga Tom Sullivan i cili është vëllai  i Jake Sullivan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, një veteran në poste që lidhen me sigurinë kombëtare në administratat presidenciale demokrate, do të bëhet shefi i shtabit të Austin. Tom Sullivan ka mbajtur pozitën e zëvendës shefit i stafit të Blinken për politika.

Chollet ishte nominuar per nënsekretar i mbrojtjes për politika, por konfirmimi i tij në Senat ishte ngecur dhe zyrtarët e administratës ishin bërë gjithnjë e më të frustruar nga vonesat e përsëritura.

Ndryshimetnë hierarkinë e sigurisë kombëtare ndodhin në kohën e shqetësimeve në rritje për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Kinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...