5.2 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Chris Brown padit kompaninë e famshme të filmave

Në zyrën e “Warner Bros”, ka arritur një padi nga Chris Brown.

Reperi amerikan ka paditur kompaninë e famshme kinematografike, nën arsyetimin se është etiketuar si “përdhunues” dhe “abuzues” në serialin e prodhuar nga ky produksion “Chris Brown: A History of Violence”.

Në padinë e ngritur dje po kërkohet dëmshpërblim në vlerë prej 500 milionë dollarësh, shkruan People.

Në padi thuhet se, përveç që është shpifur në dokumentarin e realizuar, artisti është shqetësuar emocionalisht nga pretendimet e bëra prej produksionit.

Kujtojmë se artisti disa herë ka qenë i ekspozuar ndaj akuzave të tilla, sidomos pas dhunës fizike që ushtroi ndaj ish të dashurës së tij, Rihanna-s./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...