Ekzaminuesit amerikanë kanë bërë të ditur se incidenti ndodhi më 27 janar, në parkingun e një dyqani që shet duhan dhe furnizime me gaz.
Menjëherë pas incidentit, menaxherja e dyqanit ‘Smoke and Vape DZ ‘ ka njoftuar ambulancën, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Mjekët kanë bërë të ditur se pacienti ka qenë në gjendje kome pasi që një pjesë e cigares elektronike i kishte ngecur në fyt.
“Paisja ka shpërthyer në buzën e tij dhe me sa duket i ka prerë buzën. Ndërsa copëzat e cigares elektronike i hanë hyrë në fyt dhe i kanë mbetur aty”, ka thënë gjysha e viktimës.
]]>