23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka deklaruar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të punojë ngushtë me cilëndo qeveria që mund të vije në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Nuk kam mendim në lidhje me mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit. Kur të ndodhin gjërat ne do të shohim si po shkojnë ato dhe deklarohemi. Ne do të punojmë me aletin tonë Kosovën kushdo që vjen apo çfarëdo që është përmbajtja e Qeverisë se ardhshme”, tha ai në Tv Dukagjini.

Megjithatë ambasadori gjerman ka një mendim që thotë se është personal.

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
Lexo po ashtu
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim
“Sipas mendimit tim krejtësisht personal është diçka e mirë kur qeveritë kanë një shumicë të madhe të përfundojnë mandatin”

Rohde thotë se Gjermani në 60 vitet e fundit vetëm 2 apo tri herë kanë mbajtur zgjedhje te parakohshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...