25.6 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Çitaku: 26 herë dështim, Kosova në bllokadë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të 26-të me radhë të konstituimit të Kuvendit, ka thënë se situata është për keqardhje.

Çitaku tha se kryeneçësia e LVV-së po vazhdon ta mbajë të bllokuar Kosovën.

“Kosova vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë së LVV-së. Sot dështuam sërish të konstituojnë institucionet, vendi në krizë, ekonomia në krizë, është momenti të mendojmë për qytetarin më shumë se për vetveten”, tha Çitaku.

Çitaku u shpreh se sot u kurdis seanca për të akomoduar nevojat e deputetëve e nuk po arrijmë të bëjmë marrëveshje për të mirën e qytetarit, kjo është për keqardhje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...