19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së më tej ka thënë se institucionet e Kosovës, Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht.

“Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, është shprehur Çitaku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...