23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Çitaku: Jemi për zgjedhje, po takohemi dhe po flasim edhe me LDK-në e AAK-në

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se qëndrimi i tyre është i qartë dhe konkret duke thënë se janë të mendimit që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje.

‘’Ju e dini se qëndrimi i PDK-së është i qartë, konsistent dhe publik – vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje dhe kjo kërkesë është transmetuar gjatë nga PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar’’, deklaron ajo.

Çitaku deklaron se preferojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, por kjo nuk mund të ndodh dhe si opsion mbetet shpërbërja e Kuvendit.

‘’Ne sigurisht se preferojmë dorëheqjen e Kurtit, por meqë nuk i kemi votat për shkarkimin e tij, atëherë opsioni mbetët shpërbërja e Kuvendit’’, deklaron ajo.

Më tej, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, për FrontOnline thotë se janë duke punuar edhe me pjesën tjetër të opozitës sa i përket koordinimit për shpërbërje të Kuvendit.

‘’Ne jemi duke punuar edhe me kolegët tanë opozitar sepse të gjithë pajtohemi se vendi nuk është në rrugën e duhur dhe duhet të kthehet mandati tek qytetarët sa më parë. Ne jemi për zgjedhje, jemi konsistent’’ thekson Çitaku.

Sekretarja e Përgjitshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi para se ta takonte kryeministrin Albin Kurti, ka takuar kryetarin e LDK-së¸Lumir Abdixhikun dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të pasur unifikim.

‘’Kryetari Krasniqi është takuar me kryetarin e LDK-së, Abixhikun dhe atë të AAK-së, Haradinajn, para se të takohet me kryeministrin Kurti dhe ne synojmë që të kemi një unifikim para se të ketë shpërndarje të Kuvendit’’, potencon ajo,

Në fund, Çitaku thotë se gjithçka dihet javën që vjen nëse ka ose jo shpërbërje të Kuvendit.

‘’Ne po punojmë në atë drejtim dhe çdo gjë do të jetë e qartë ditët në vijim sepse afatet kushtetuese imponojnë se nëse synojmë zgjedhje me 7 korrik atëherë shpërndarja e Kuvendit duhet të ndodhë në fillim të javës tjetër’’, shton ajo. /nJESHI/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...