8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Çitaku: Kurti nuk i fiton 50% të votave, nuk do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk do të fitojë 50% e votave në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato mbahen.

Madje, ajo tha se as kryeministri aktual, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

“Të njëjtën arrogancë e kanë pasur LVV edhe për zgjedhjet lokale, për të mos thënë edhe më të theksuar…Ka pësuar një debakël të thellë në zgjedhjet lokale dhe njëjtë do të pësojë edhe në ato parlamentare. Unë pres një ri-konfigurim të peizazhit politik në Kosovë”.

“Assesi LVV nuk do të fitojë 50 %, larg asaj dhe unë jam e bindur që kryeministri, Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër pas zgjedhjeve të reja”, ka thënë ajo/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...