Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës tha sot se Serbia ditë më parë nënshkroi një marrëveshje me SHBA-të për investime strategjike në fushën e energjetikës, ndërsa sipas saj Kosova është e izoluar, sanksionuar dhe përjashtuar.
Çitaku në një postim në Facebook i drejtohet Kurtit, duke i thënë se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja.
Lexoni të plotë postimin e Çitakut:
Serbia dje e nënshkroi një marrëveshje me SHBA për investime strategjike në fushën e energjetikës.
Kjo pas marrëveshjes me Gjermaninë për Litium, dhe me Francën për avionët e avancuar ushtarak.
E Kosova? E izoluar, e snaksionuar, e përjashtuar.
Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre.
Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika.
Albin Kurti, Kosova është ma e madhe dhe më e rëndësishme se egoja jote.
Mashtrimit tënd po i vie fundi. /Njeshi/