11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

​Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse votohet sërish fshehtas për kryeparlamentarin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për kryetarin e Kuvendit në rast se edhe këtë herë propozohet një proces me votim të fshehtë.

Para gazetarëve, Çitaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se nëse përsëritet metoda e njëjtë e votimit, veprimi i partisë do të jetë i njëjtë.

“I ngjashëm ( do të jetë veprimi i PDK-së)”, ka thënë Çitaku.

Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka dështuar për gjashtë herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...