8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Çitaku thotë se Kurti ofendoi Melonin dhe Salvinin: Kryeministri sillet si analist i pavarur

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, tha se kryeministri Albin Kurti në një intervistë kishte ofenduar, sipas saj kryeministren e Italisë Meloni dhe zëvëndës kryeministrin Salvini.

Ajo e ka kritikuar kryeministrin Kurti që po jep intervista e po sillet si analist i pavarur.

“Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur. Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv.Kryeministrin Salvini. Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës t’iu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italianë. Aq më pak publikisht. Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën. Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit”, shkroi Çitaku./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...