17.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Çka tha Kurti për luftimin e korrupsionit

Reformave të nisura nga qeveria që drejton, ia shtoi edhe një të re.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë lansimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit të martën, theksoi se janë të përkushtuar që shpërdorimi i detyrës të ndëshkohet e të gjithë zyrtarët shtetërorë të punojnë me etikë.

Sipas tij, sistemi gjyqësor e prokurorial duhet të zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale e përgatitjes profesionale.

Shefi i qeverisë shtoi se punën po ua pengon pak opozita që reformat po i adreson në Kushtetuese, por as kjo nuk po i zmbraps.

E vartësi i tij nga Financat, zotohet se kjo dukuri do luftohet nga të gjitha nivelet.

Deri në finalizimin e kësaj strategjie, u tha se gjithçka do të jetë transparente./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...