4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Çka thuhet në Raportin për Kosovën, në cilat fusha u arrit progres e në cilat jo

Komisioni Evropian e ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën për sivjet.

Në lidhje me zgjedhjet në raportin që e ka siguruar Klan Kosova, thuhet se Kosova ka bërë progres të rëndësishëm me reformën elektorale, duke adaptuar Ligjin mbi financimin e partive politike dhe atë për zgjedhjet e përgjithshme.

Sidoqoftë, me daljen e ulët në zgjedhje nga qytetarët serbë të Kosovës, zgjedhjet nuk ofrojnë një zgjidhje afat-gjatë politike për komunat në veri të Kosovës.

Për luftën kundër korrupsionit, ata kanë thënë që është arritur progres i kufizuar.

“Kosova është midis një faze të re dhe një niveli të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës së raportimit, Kosova ka arritur progres të kufizuar”, thuhet në raport.

Sipas raportit, Kosova ende ka për të bërë në zbatimin e legjislacionit rishtazi të adaptuar anti-korrupsion, përfshirë edhe Ligjin mbi Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Për parlamentin, ata kanë thënë që puna aty vazhdon të pengohet nga mungesa e kuorumit vendimmarrës dhe përpjekjeve të kufizuara për konsensus ndërpatiake.

“Parlamenti nuk ka mundur të adaptojë ligje dhe t’i bëjë emërimet e nevojshme në organet politike për periudha të gjata kohore”, thuhet në raport.

“Mungesa e konsensusit politik për disa prej reformave kyçe ligjore ka vazhduar”.

Rapori ka thënë që qeveria ka shënuar progres në zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian.

“Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në. Kosova ka adaptuar Programin Kombëtar për integrim në BE dhe ka vazhduar ta implementojë planin veprues të Agjendës së Reformës Evropiane”.

Për shoqërinë civile, ka thënë që në përgjithësi vepron në një ambient të mundshëm, dhe që merr pjesë në mënyrë aktive në konsultimet publike dhe kontribuon në proceset politikëbërëse edhe monitoruese.

Në reformën e administratës publike raporti thotë që “Kosova na njëfarë niveli në përgatitjes dhe nuk ka bërë progres në lidhje me reformën e administratës publike gjatë periudhës së raportimit”.

Sa i përket gjyqësorit, në raport thuhet që “Kosova është midis një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes  për aplikimin e EU acquis dhe standardeve evropiane mbi të gjyqësi dhe të drejtat themelore”.

“Progres i kufizuar është arritur në këtë fushë. Disa përmirësime janë parë në funksionimin e gjyqësorit, njashtu edhe në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe rasteve të korrupsionit në nivel të lartë. Duhen përpjekje të mëtutjeshme për përforcimin e lirisë së shprehjes”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...