1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

CL: Jurgen Klopp me Liverpool të gatshëm për aktin e parë kundër Bayern Munich

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka folur përpara ndeshjes së madhe europiane kundër Bayern Munich në Champions League në fazën e TOP16-tës.

Strategu gjerman ka vënë theksin tek mbrojtja dhe tek atmosfera në Anfield.

“Ndeshje shumë e vështirë, si gjithmonë. Por ne kemi punuar shumë se si duhet të reagojmë në vijën e mbrojtjes. Jo çdo herë ndeshja e parë në shtëpi mund të jetë përparësi, por ne duhet të japim më të mirën si në fushë poashtu dhe në stadium”

51 vjeçari i lindur në Stuttgart të Gjermanisë ka shtuar se do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme të cilën të gjithë duhet ta shijojnë.

Ndeshja e klasit botëror: Liverpool-Bayern Munich nis në ora 21:00, luhet në Anfield.

Ndeshja e kthimit në Munich, zhvillohet me 13 Mars.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...