27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Clark: Vuçiqi e dëgjon Putinin – i do trupat ruse për të marrë së paku gjysmën e veriut të Kosovës

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark – që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar] Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në një intervistë për CNN, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, raporton REL.

Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ai tha se ajo ishte vendimtare, duke kritikuar aleancën se nuk po bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën, që po përballet me pushtimin e Rusisë.

“NATO duhet të bëjë më shumë. Shikoni shembullin e Kosovës sot, 25 vjet demokraci, shtet i lirë. Kështu duhet të jetë edhe për Ukrainën, mund ta shpëtojmë Ukrainën nëse ngrihemi dhe e bëjmë [ndërhyjmë]. Kjo është detyra jonë”, tha Clark.

Ai shtoi se nëse NATO “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...