20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Clinton: Kosova me dy gra presidente të përkushtuara në fuqizimin e gruas dhe forcimin e paqes

Në Forumin Ndërkombëtar për Paqen, Sigurinë dhe Gratë, organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori fjalën edhe sekretarja e 67-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

“Përgëzoj presidenten Osmani që mblodhi këtë komitet. Ky bashkim tregon vendosmërinë tonë për të ngritur zërin e grave në të gjitha sferat e jetës. Pasi Bill (Clinton) thirri NATO-n për të parandaluar gjakun që derdhej dhe për të parandaluar Millosheviqin, fluturuam drejt Kosovës dhe takuam gra që po rindërtonin jetët e tyre. Kam mbështetur gjithmonë thirrjet për paqe”, tha Clinton ndër tjera.

“Ju keni zgjedhur presidenten e parë dhe tani të dytën që janë të përkushtuara për ruajtjen dhe forcimin e paqes, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe duke dëshmuar që bashkëpunimi sjellë më shumë rezultat”, ka thënë Hillary Clinton.

Clinton organizimin e këtij forumi e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

“Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës, gratë posaçërisht në Kosovë, kanë luajtur rol tepër të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve, jam e lumtur për themelimin e kësaj qendre të ekselencës, demokracitë tona janë më të fuqishme kur gratë përfshihen. Ju tashmë keni dy presidente gra në Kosovë. Jam e emocionuar të shoh se si ky forum ka arritë synimet e tij, unë jam e përkushtuar për të qenë pjesë e arritjeve dhe përpjekjeve për fuqizimin e gruas”, ka deklaruar Clinton.

Ndërkaq fjalimi i saj është pritur me duartrokitje dhe ngritje në këmbë të pjesëmarrësve në Forum./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...