Hillary Clinton ka folur në Konventën Kombëtare Demokratike për shpresat e saj që Kamala Harris më në fund të ndryshojë historinë e politikës amerikane, duke u bërë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Clinton ka thënë se ajo ishte bërë pjesë e historisë duke i fituar për herë të parë si grua zgjedhjet paraprake për kandidate partiake për presidente.
“Kur një pengesë na hiqet njërës prej nesh, atëherë trasohet rruga për të gjithë ne”, ka deklaruar ajo, duke kujtuar fjalimin e saj të para tetë vjetësh.
Por përderisa kandidatura e saj demokrate ishte historike më 2016, përfundoi me disfatë kur humbi zgjedhjet kundrejt republikanit Donald Trump./Njeshi/