29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Çlirimi i Prishtinës, guerilët e BIA-s së UÇK-së rrëfejnë si e ngritën flamurin në kryeqytet më 11 qershor 1999

11 qershori 1999 shënohet si Dita e Çlirimit të Prishtinës me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Llapit, por në rrugët dhe lagjet e kryeqytetit kishte shumë kohë që operonin pjesëtarët e njësitit Gueril BIA, me komandant Sali Mustafas “Cali”.

Një ditë para çlirimit të Prishtinës, komandanti Sali Mustafa i kishte urdhëruar guerilët e njësisë BIA (njësiti që mori emrin në shenjë respekti për heronjtë e kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani – shkronjat e para të emrave të tyre), që në tri lokacione ta ngritin flamurin kombëtar. Në Velani, tek rruga e “Bledit” dhe në shkollën “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave.

25 vjet pas zbatimit të urdhrit, protagonisti u rikthye, me flamurin e njëjtë, tash edhe me simbolin e shtetit.

Urdhrin e zbatoi një 20 vjeçar që nuk peshonte më shumë se 60 kilogram. Bashkë me Ismail Brahimin dhe me një ushtar tjetër me nofkën “Rudi”, Azem Gashi hipi mbi kulmin e shkollës rreth së cilës për vite ishin sjellë ilegalisht.

“Hipëm në shkollë kemi pasur gjuajtje prej banorëve lokalë serbë kur na kanë parë me flamur kombëtar duke e ngjitur flamurin”, ka thënë Azem Gashi – pjesëtar i gueriles BIA i  Zonës Operative të Llapit.

Përpos flamurit, pjesëtarët e guerlies BIA nën ombrellën e Zonës Operative të Llapit, u urdhëruan të vëzhgojnë qytetin, sepse kishte frikë për masakra.

11 qershori është Dita e Çlirimit. Kushtrimi u lëshua nga komanda e UÇK-së, Zonës Operative të Llapit, e komanduar nga Rrustem Mustafa.

Megjithatë, në lagjet e Prishtinës, sipas Azemit, kishte frikë e panik tek banorët.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës hyri në kryeqytet, bashkë me ta edhe ushtarët britanikë.

“Kanë qenë të gjithë banorët mbi tanke të KFOR-it, NATO-NATO bërtimat e veta edhe janë gëzu. Por kur jemi dalë ne pjesëtarët e gueriles BIA ushtarët e UÇK-së,  kur na panë neve i kanë harru tanket e KFOR-it. Kanë ardh dhe na kanë përqafu. Na shprehën mirëseradhje edhe na kanë uru Ditën e Çlirimit…”, ka thënë Gashi.

Megjithatë në shumë pjesë të qytetit ende kishte forca serbe, ushtarë, policë, paramilitarë e edhe civilë serbë që ishin në anën e tyre. Konfuzioni ishte shtuar me hyrjen e forcave ruse nga Merdarja nëpër Prishtinë e më pas në aeroport.

Për këtë kërkohej zgjidhje dhe britanikët kërkonin partner.

Pikërisht në hyrje të shkollës, Bahri Gashi i thotë prijësit britanik se çfarëdo sulmi ndaj popullsisë civile, do të marrë përgjigje nga UÇK-ja.

“Në video biseda ishte e shkurtër. Biseda ka vazhduar edhe nesër. A i kurrgjë ka lyp prej neve, çfarë detyre kemi, çfarë do të bëjmë në rast se ndodh kjo e kjo. Ne kemi qenë bashkëpunues dhe bashkëpunimi ka vazhdu edhe tre muaj të tjerë”, ka thënë Bahri Gashi – zv.komandant i gueriles BIA.

Pasiguri me raste edhe vrasje të civilëve kishte edhe ditëve në vazhdim. Deri afër 20 qershorit fryma e çlirimit u shtri në gjithë Prishtinën, Guerilja BIA e pushoi veprimtarinë.

“Sot fatkeqësia është që Sali Mustafa nuk është këtu është në burg dhe na mungon… (dita e çlirimit pa Calin?) është e rëndë… është… (qanë). Unë besoj se Sali Mustafa do të lirohet. Do të vijë. Dhe jam shumë në qejf me e prit atë”, ka deklaruar Gashi.

Gashi me ironi thotë se rreth 300 pjesëtare të gueriles BIA dalloheshin lehtë nga të tjerët. Shumica nuk peshonin më shumë se 50-60 kilogramë. Në lagjet e Prishtinës ata ishin të pranishëm nga 98’ta, e më herët.

Ish-komandanti i tyre, Salih Mustafa “Cali”, është dënuar nga Gjykata Speciale, me 26 vjet burgim, i cili pastaj i është ulur në 22 nga shkalla e dytë e Gjykatës/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...