9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 1.7% në krahasim me një vit më parë

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur në një mesatare prej 1,7 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2024

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,5%), shërbimet financiare (5,2%), qumështi, djathi dhe vezët (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), shërbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,8%), pajisje shtëpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drithërat (1,8%), shërbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,6%) dhe pemët (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.( 6,0%), biletat e fluturimeve (-5,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal ( 5,1%) dhe blerja e automjeteve (-1,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërkaq rritje të çmimeve të konsumit ka dhe në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë apo janarit e këtij viti.

Shkurt 2025 / Janar 2024 0,4 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Janar 2025.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (3,3%), kafja, çaji dhe kakao (2,3%), perimet (2,1%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (1,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,6%), shërbimet ambulantore (1,1%), shërbimet hoteliere (1,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,0%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me nje ndikim te vogel në IHÇK it. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve (-11,4%) dhe energjia elektrike (-3,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...