13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Çmimet e konsumit në rritje, inflacioni në Kosovë arrin 2.9% në mars 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit  për muajin mars 2025.

Sipas ASK-së, inflacioni vjetor për këtë muaj është rritur me 2.9%, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor (krahasuar me shkurtin 2025) është 0.8%.

Çmimet që ndikuan më së shumti në rritjen vjetore

Rritja e përgjithshme prej 2.9% është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe shërbimeve, si:

Kafe, çaj dhe kakao (+17.1%)

Perime (+8.7%)

Mish (+8.3%)

Shërbime për pajisje personale transportuese (+7.6%)

Qumësht, djathë dhe vezë (+7.1%)

Pemë (+6.7%)

Pije alkoolike (+6.3%)

Libra dhe materiale për zyra (+6.2%)

Shërbime hoteliere (+5.8%)

Pije joalkoolike dhe lëngje frutash/perimesh (+5.4%)

Këpucë dhe shërbime financiare (të dyja +5.2%)

Këto grupe kanë pasur një ndikim të përbashkët prej 3.5% në rritjen e përgjithshme të indeksit.

Çmimet me rënie:

Megjithatë, janë regjistruar edhe disa ulje çmimesh, si:

Lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri dhe pelet (-6.7%)

Karburante dhe lubrifikantë për transport personal (-5.0%)

Këto kanë ndikuar me -0.6% në uljen e IHÇK-së.

Rritja mujore (Mars 2025 / Shkurt 2025):

Në krahasim me muajin shkurt, çmimet u rritën me 0.8% në mars, të udhëhequra nga:

Perime (+5.3%)

Pemë (+4.5%)

Shërbime ambulantore (+3.3%)

Pajisje për shtëpi dhe kopsht (+2.7%)

Këpucë (+2.6%)

Shërbime hoteliere (+2.5%)

Kafe, çaj dhe kakao (+2.4%)

Mish (+2.3%)

Ndërkohë, çmimet e energjisë elektrike ranë me -4.7%, ndërsa karburantet me -0.9%, duke ndikuar me një ulje totale prej -0.2% në IHÇK.//Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...