5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Çmimet “flakë” mbi supet e qytetarëve

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me rritje të çmimeve, ndërkaq pushtet fajin ia adreson opozitës që dërgoj në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për çmimet tavan. Por sipas monitoruesve të punës së Kuvendit, Qeveria do të mund të ndërmerrte masa tjera që qytetarët të përballojnë me lehtë këtë inflacion të lartë.

“Më ndihmojnë djemtë, i kam tre djem se sa për pension tem vaj halli”, tha një qytetar.

Çmimet e larta kanë goditur rëndë shumicën e qytetarëve të Kosovës duke ndikuar drejtpërdrejt në dëmtimin e mirëqenies së tyre. Për pasojë, të moshuarit po e ndjejnë vetën barrë për fëmijët e tyre, pasi që siç thonë, me pensionet që marrin nuk mund të mbulojnë as shpenzimet për barna.

“Tash ka mbet euro si dinari i jugosllavit, që s’ka pas kurrfarë vlere qashtu ka ardh koha edhe tash me qëto çmime”

“Shyqyr që i kemi fëmin e na ndihmojnë kapak”.

“Sivjet është shumë shtrejtë krahasum me vitin e kalum për dikun 40-50% janë ma shtejtë”.

Derisa jeta e qytetarëve po vazhdon të vështirësohet për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve, pushteti e opozita fajin po ia adresojnë njëra tjetrës.

Për këtë realitet, Ministri i Financave, Hekuran Murati, fajin ia adreson edhe opozitës. Sipas tij, nëse opozita nuk do të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, qytetarët nuk do të paguanin kaq shtrenjtë.

“Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. E njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë. Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese”, tha Murati.

Dërgimin e projektligjit për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese e kishin vlerësuar si hap pozitivë edhe monitoriesit e punës së Kuvendit, pasi që kishin vlerësuar se ishte në kundërshtim me kushtetutën.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, vlerëson se Qeveria në një treg të lirë do të mund të merrte masa tjera për rregullimin e çmimeve.

“Qeveria edhe pa miratimin e këtij projekligji ka mundur me politika të tjera të përcjell uljen e çmimeve të produkteve bazë dhe mos të lë në mëshirën e tregtarëve dhe ekonomisë. Duke ndërhy në politikën fiskale fillimisht e më pas edhe me subvencionim të produkteve dhe shërbimeve, mallrave që ne si qytetar i konsumojmë çdo ditë”, tha Jakaj.

Si pasojë e mungesës së masave afatgjate nga Qeveria, çmimet e larta po vazhdojnë të gjunjëzojnë qytetarin që nga viti 2022. Madje kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini vlerëson se Kosova aktualisht është në krizë ekonomike për çka thotë se është mëse e nevojshme ndërhyrja e Qeverisë.

“Qeveria duhet të pranoj që është ne krize dhe te beje nje plan si te dal nga kriza. Ne kemi një disrepancë të madhe se si Qeveria thotë që jemi në një gjendje të mirë ekonomike ndërkaq qytetarët përballen me varfërinë e skajshme prandaj me të kuptuar Qeveria që jemi në krizë mund të marrë masa për të dal nga kriza duke plan strategjik për këtë, duke bërë veprime konkrete, të hap mundësi të investimeve”, tha Shahini.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i konsumit për muajin tetor 2024 është më i lartë në një mesatare prej 0,4%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...