4.9 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Çmimi ‘Evropiani i Vitit’, këta janë të nominuarit për sivjet

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka nominuar katër individë dhe një grup studentësh nga Fakulteti Juridik, për çmimin “Evropiani i Vitit2025”.

Të nominuar janë, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës e cila është e nominuar edhe për Çmimin Nobel për Paqen 2025, Isak Skenderi nga Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, Sergjan Sentiq , zëvendës Avokat i Popullit, Visare Berisha drejtoreshë ekzekutive e Assist Kosova dhe ekipin e studentëve nga Universiteti i Prishtinës të cilët vitin e shkuar patën arritje historike në arenën ndërkombëtare.

Çmimi “Evropiani i Vitit” njeh një individ apo institucion që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin e vlerave evropiane gjatë vitit të kaluar.

Sipas njoftimit nga zyra e BE-së, nga tash deri më 4 maj mund të zhvillohet votimi për të nominuarit.

Në përshkrimin e zyrës së BE-së për të nominuarit thuhet se Feride Rushiti që udhëheqë Qendrën e Rehabilitimit të Viktimave të Torturës në Kosovë në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me luftën që nga viti 1999, luajti një rol të rëndësishëm në sigurimin e njohjes ligjore për viktimat civile të luftës në Kosovë.

Për të nominuarin tjetër, Isak Skenderi thuhet se me përkushtim të palëkundur dhe vizion të guximshëm, e ka shndërruar Zërin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në një fener për ndryshim në Kosovë. Nën udhëheqjen e tij, thuhet se organizata është bërë një fener shprese për komunitetet e margjinalizuara, duke thyer barrierat dhe duke ndërtuar shtigje drejt barazisë.

Për të nominuarin tejëtr, Sergjan Sentiq që është zëvendës Avokat i Popullit thuhet se në vendet ku shërbeu ka qenë shembull udhëheqës dhe forcë lëvizëse për zbatimin adekuat të të drejtave të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Një tjetër e nominuar është edhe Visare Berisha nqë është drejtoreshë Ekzekutive e Assist Kosova.

Sipas zyrës së BE-së ajo ka udhëhequr nisma transformuese që trajtojnë dhunën me bazë gjinore, promovojnë pjesëmarrjen politike të grave dhe fuqizojnë zërat e margjinalizuar, veçanërisht përballë abuzimit në internet dhe dhunës së lehtësuar nga teknologjia.

Ndërkohë të nominuar për këtë çmim janë edhe një grup studentësh të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës të cilët në përshkrimin e zyrës së BE-së thuhets e u rendit në mesin e 3 më të mirëve në botë në festivalin prestigjioz Willem C. Vis Moot, duke konkurruar me afro 400 universitete./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...