“Kosova atje nuk shkon për të bërë spektakël mirëpo për tu paraqitur si një shtet serioz dhe i gatshëm për të marrë përgjegjësitë që na takojnë në kuadër të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, një shtet dinjitoz i cili nuk bën kompromis me asgjë kur është në pyetje interesi i vet shtetëror.”-ka thënë Çollaku
Sipas tij, delegacionin e Kosovës në këtë takim joformal do ta udhëheqë presidenti Thaçi në bazë të kompetencave kushtetuese si kreu i shtetit, ndërsa qëndrimet do të jenë të harmonizuara në emër të gjitha institucioneve të Kosovës.
“Qëndrimet janë të qarta dhe ato janë publike dhe transparente edhe për qytetarët e Kosovës. Kosova shkon në Berlin për t’iu bërë të qartë edhe nikoqirëve dhe shteteve fqinje që marrin pjesë që është shtet i pavarur dhe sovran dhe që perspektiva e jonë euroatlantike nuk ka alternativë si dhe që liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa të mëtutjeshme”, thotë Çollaku. /REL/Njeshi