16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Cramon: Kosovë, gëzuar lirinë e lëvizjes

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë votoi për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkroi Von Cramon./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...