-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Cultour – një ofertë e turizmit kulturor në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Dy ditë rradhë delegacioni nga Peja i përbërë nga zyrtar të nivelit lokal, ekspert lokal të turizmit dhe tour operator qëndruan në Berane të Malit të Zi për të shkëmbyer eksperienca me homologet nga Mali i Zi rreth mundësisë së bashkëpunimeve në sektorin e turizmit kulturor.

Takimi kishte karakter pune me qëllim të krijimit të një ofertë kulturore në hapësire gjeografike më të gjërë në nivel ndërkufitar duke u munduar të diversifikojm ofertën turistike kulturore.

Vlerë e këtij takimi dhe iniciative e vendosjes së bashkëpunimeve në mes të dy vendeve ishte nënshkrimi i marrëveshjes në mes të institucioneve lokale me theks të veçanët në mes të muzeve nga Peja dhe Berane.

Marreveshja u nënshkruan nga znj. Xhenet Syka Kelmendi drejtoresh nga DKRS dhe znj. Violeta Folic drejtoreshë e Muzeut Polimje të Beranes.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte Ministrja e Kulturës dhe Mediave Znj. Tamara Vujovic me bashkëpunëtorë nga ku së bashku diskutuan mundësit që në të ardhmen të vazhdohet me projekte të tilla në investime dhe promovimin e trashëgimisë me qëllim të krijimit të një destinacioni më të gjërë turistik duke e zhvilluar një ofertë më të diversifikuar dhe atraktive për tregun evropian dhe boterorë.

Gjatë këtyre dy ditëve në takim ishtin të pranishëm edhe zyrtaret që përfaqësojn institucionet e EU për projektet ndërkufitare në mes te Malit te Zi dhe Kosovës.

Projekti “Evokimi dhe Tërheqja e Trashëgimisë Kulturore – Antikiteti i Krishterë dhe Hamami Turk për Turizmin Kulturor” financohet nga EU- IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitarë, ndërsa implamantohet nga Muzeu Polim i Beranës dhe shoqata Marimangat nga Peja.

Ky projekt synon të përmirësoj ekonominë në zonën kufitare duke promovuar turizmin kulturor.

Pas takimeve dhe prezantimit të turizmit kulturor, pjesmarrësit vizituan vendet arkeologjike që datojn nga periudha Ilire në Mal të Zi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...