Artisti i njohur, Çun Lajçi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti në lidhje me komentet e tij ndaj kompanisë “Devolli Corporation”.
Në një shkrim të tijin në Facebook, Lajçi tha se as në kohën e “odave” nuk është konsideruar mençuri të flasësh keq për tjetrin në mënyrë që ta ngresh veten.
Aktori tha se Shkëlqim Devolli ka ndërtuar “kodër”, nga e cila udhqhen mijëra familje dukagjinase.
“Nuk pate nevojë në Pejën e Begollëve të flisje për ‘rrotat’ e Ibrahim Devollit që ta zhbëje ‘kodrën’ e Shkëlqimit, sepse deshte – s’deshte, në fabrikën e tij ushqehen mija familje dukagjinase e neve na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhet edhe Shkëlqimi, mbase më i zbutur dhe më dukagjinas se sa duket”, shkroi Lajçi ndër të tjera./Njeshi/
Shkrimi i plotë i Çun Lajçit: