11.6 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Anëtarja serbe e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës (BeH) Zheljka Cvijanoviq deklaroi sot se qëndrimi i Bosnjë-Hercegovinës në Këshillin e Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës duhet të jetë neutral.

“Bosnja e Hercegovina nuk e njohu Kosovën e vetëshpallur dhe nuk duhet të mbështesë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, u tha Cvijanoviq gazetarëve në Sarajevën Lindore, pas seancës së Presidencës së BeH ku u diskutua qëndrimi i BeH për këtë çështje.

Duke qenë se Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk arriti konsensus për qëndrimin lidhur me këtë çështje në seancën e sotme, ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, duhet të jetë neutral gjatë votimit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj, shtoi ajo

Siç shkruan “Danas“, Cvijanoviq deklaroi se ka votuar kundër konkluzionit, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa anëtari boshnjak Denis Beqiroviq ka votuar për të, ndërsa anëtari kroat Zheljko Komshiq ka abstenuar.

“Duke pasur parasysh votimet e ndryshme në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, ministri nuk mund të përcaktojë vetë pozicionet. Kur kemi një votë shumëngjyrëshe, nuk mund të ketë qëndrim tjetër përveç neutralit”, theksoi ajo.

Cvijanoviq vlerësoi se dallimet e tilla në qëndrime, të shfaqura gjatë votimit, tregojnë se Bosnja dhe Hercegovina është në një situatë mjaft problematike.

Ajo përkujtoi edhe veprimin arbitrar të ambasadorit, pavarësisht nga qëndrimet e Presidencës së BeH.“Një anëtar i Kryesisë nuk mund ta udhëzojë ambasadorin se si të veprojë”, tha Cvijanoviq.

Ajo shtoi se ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e BeH kundër ambasadorit të BeH në Kombet e Bashkuara, Zlatko Lagumxhija, i cili inicioi Rezolutën për Srebrenicën në OKB, duke shtuar se ky është hapi i parë dhe se nisma për largimin e tij do të jetë hapi i dytë, me qëllimin e sanksionimit të “veprimit të papranueshëm, të paligjshëm dhe të njëanshëm” të Lagumxhisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...