5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

D.Haradinaj i reagon Kurtit: Duhet sanksionuar fyerjet e luftës sonë për liri

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i ka reaguar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ky i fundit tha se kryeministri bën gjeste patriotike vetëm në kohë krizash për qeverinë.

Haradinaj tha se e kanë shkarkuar ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, me një SMS, meqë e ka fyer popullin.

Deputeti Daut Haradinaj tha se nuk duhet të luhet me të drejtën e foltores sepse është e pandershme.

“Miku im Albin shumë po kritikon po thotë që po fshehin patriotizmat kur ka kriza, nuk është ashtu. Unë kam protestuar me shkarku Jabllanoviqin, me javë e me muaj, ndërsa sot është dashtë me ja shkruar një SMS ministrit me i thënë shko në shtëpi sepse e ke fyer popullin. Mendoj që ju sot është mirë me e nxjerrë një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja e luftës sonë për liri. Me u çu me propozu, ne e japim votën ‘për’ dhe kushdo që e fyen përpjekjen tonë për liri, kur ka filluar, luftën e fundit, sakrificën tonë, jemi të gatshëm me votuar, dhe jo tash të luajmë me të drejtë të foltores sepse është e pandershme”, deklaroi Haradinaj.

Ai tha se i kanë marrë masat aq sa kanë kompetenca dhe tha se janë të gatshëm që çdo herë të veprojnë njëjtë./Koha/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...