“Nëse dikush mendon se zgjidhja e problemit është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe jo që të krijohet një kompromis si në rastin e Athinës dhe Shkupit, atëherë është e vështirë që të arrihet një marrëveshje”, ka thënë ai, shkruan B92.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”, duke thënë se nuk duhet kaluar në naivitet dhe të besohet se ato do të jenë dy shtete.
“Në Prishtinë me qindra herë ka më shumë flamuj të Shqipërisë se sa të Kosovës. Edhe vetë liderëve të Kosovës nuk iu pëlqen flamuri. Mos të bëhemi naiv e të mendojmë se Kosova e Shqipëria do të jenë dy shtete”, është shprehur ai.
Sipas ministrit serb, shqiptarët nuk mund të jenë një popull që do t’i ketë dy shtete në Evropë.
“Të jemi realistë, ata që e duan Shqipërinë e Madhe le ta formojnë, por jo me serbët”, ka shtuar ai.
]]>