Kylian Mbappe do të jetë lojtar i PSG-së edhe edicionin e ardhshëm. Parisienët siguruan titullin e 11-të në ligën franceze një xhiro para mbylljes së kampionatit dhe tashmë ajo që klubi i Parisit po pret me padurim është rinovimi i skuadrës.
Lionel Messit i ka skaduar kontrata dhe ka gjasa të largohet, po ashtu edhe Neymar, ndërkohë që Kylian Mbappe ka vendosur t’i qëndrojë besnik klubit.
“Jam shumë i lumtur në PSG dhe jam i lumtur që vendosa të jem pjesë e këtij projekti. Unë do të luaj këtu edhe sezonin e ardhshëm”, tha Mbappe.
Megjithatë, 24-vjeçari francez nuk e ka aktivizuar opsionin për të vazhduar kontratën për sezonin 2024/25, e cila do ta lejojë atë të jetë një lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.
Mbappe ka shënuar 38 gola e nëntë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion. /Njeshi/