4.2 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Daçiq: Nuk mund të jenë kryetarë në komunat që nuk janë zgjedhur nga serbët

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se detyra e KFOR-it ishte siç tha ai “të parandalonte aktet e njëanshme të Prishtinës dhe jo t’i pengonte punonjësit të hynin në ndërtesë”.

“Ata tani po ruajnë kryetarët e komunave me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jenë kryetarë komunash në komunat serbe që nuk janë zgjedhur nga serbët”, tha Daçiq për RTS-në.

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, qytetarë serb u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarëve të rinj në këto komuna. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...