24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Dafina Zeqiri tregon kur do ta sjellë projektin e ri shumë atraktiv

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së fundmi ka njoftuar se ditëve në vijim do të publikojë klipe të reja të këngëve të albumit “Dafinë Moj”.

Njërin prej tyre siç ka treguar në rrjete sociale do ta sjellë të kompletuar nga ana vizuale ditën e diel (23 janar).

Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje se për cilin projekt është saktësisht fjala.

“Alo? Jo! Nuk publikohet nesër por të dielën në orën 19:00”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Në fotografitë e shpërndara në Instagram, 32-vjeçarja pozon atraktive nga një dyqan lojërash.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve të cilët mezi po presin për videoklipet e radhës të Zeqirit.

Dafina momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Më fal”, që e solli pak ditë më parë në bashkëpunim me reperin Majk. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...