9.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Dalin detaje të reja: 14-vjeçares fillimisht ia lidhën duart dhe këmbët, më pas e futën në një thes

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ky është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë me sigurinë publike në përgjithësi, derisa zbuloi se 14-vjeçares fillimisht ia lidhën duart e këmbët e më pas e futën në një thes.

“U konstatua se dy personat që ndodheshin në automjetin Citroen, pas informacioneve të marra paraprakisht, mbrëmjen para rrëmbimit se vajza do të ishte vetëm, e kanë marrë në hyrje të pallatit dhe i kanë lidhur duart dhe këmbët, e më pas futur në një thes në bagazh. Është dërguar në një lokacion jashtë Shkupit, ku është kryer vrasja dhe më pas automjeti është djegur”, tha Spasovski.

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja në Shkup, ishte interesi financiar. Por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka përpiluar planin me organizatorët e grupit, dhe ai është i dyshuari kryesor.

“Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në marrëveshje dhe në dijeni të një familjari ka organizuar kryerjen e krimit për të zhvatur para nga nëna e të miturës, nga e cila të gjithë të përfshirët do të kishim përfitim monetar, gjegjësisht material”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për media.

Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës. Kështu bëri të ditur në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të dhënave fillestare nga hetimi/Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...