11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Dalin në treg dy CD-projekte muzikore nga SHKA ‘Sofra Pejane’

Tregut muzikor të shitjes, i janë shtuar edhe dy CD-projekte muzikore nga SHKA ‘Sofra Pejane’

Të dy CD programet muzikore (vulom 7 dhe volum 8), me përmbajtje këngësh e potpurish popullore-qytetare nga tradita, tashmë gjenden në shitje në pikat e shitjes së produksionit të njohur muzikor kosovar e shqiptar ‘Eurolindi’ si dhe në secilin market të gjigandit ‘ETC’.

Të hënën poashtu nga kjo shtëpi muzikore, pritet që tregut të shitjes ti bashkohet edhe (volum 9), nga SHKA ‘Sofra Pejane’.

Projektet muzikore në fjalë, janë të mbështetura nga ‘Elkos Group-Etc’ e z.Ramiz Kelmendi, i cili këtë shoqëri të vjetër të këngës dhe traditës e mori në mbështetje në vitet më të rënda të pandemisë globale ‘Covid 19’, vitet 2020 dhe 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga SHKA ‘Sofra Pejane’

Ndryshe, nga viti 2017, SHKA ‘Sofra Pejane’ është në mesin e shtatë aseteve të para të trashëgimisë shpirtërore në Republikën e Kosovës që kanë hyrë në këtë listë, në mbrojtje të shtetit.

Postimi i plotë:

“Për adhuresit e këngës tonë shqipe, ju njoftojmë se tashmë kanë dalur në tregun e shitjes dy projekte muzikore të SHKA ‘Sofra Pejane’

CD – Programet muzikore – ‘Sofra Pejane’ – vol,7 dhe ‘Sofra Pejane’ – vol,8 mund ti gjeni në secilën pikë të “Eurolindi’ dhe në secilin market të gjigandit ‘ETC’.
Projekte muzikore të mbështetura nga ‘Elkos Group-Etc’ e z.Ramiz Kelmendi.

Dëgjim të këndshëm!”-thuhet në njoftim./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...