15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Dalje e ulët e qytetarëve në votim

Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan – do të votojnë sot nëse duan t’i shkarkojnë kryetarët aktualë komunalë.

Qendrat e votimit në katër komunat janë hapur nga ora 7 e mëngjesit.

Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të këtij votimi.

Kryetarët shqiptarë të komunave në veri i morën mandatet në prill të vitit të shkuar nëpërmjet zgjedhjeve që po ashtu janë bojkotuar nga serbët, me thirrjen nga Lista Serbe.

Për t’i shkarkuar kryetarët duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Erden Atiq është kryetar i Mitrovicës së Veriut, Ilir Peci i Zveçanit, Lulzim Hetemi i Leposaviqit dhe Izmir Zeqiri i Zubin-Potokut.

Dalja deri në ora 11:00 ka qenë shumë e ulët. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...