12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Dana White me deklaratë pompoze: Në dy muajt e ardhshëm do të zbulojmë të ardhmen e MMA

Presidenti i UFC Dana White ka folur me gazetarët pas eventit UFC 236 që është mbajtur në javën që lamë pas në Atlanta të SHBA-ve, duke njoftuar një projekt të ri, misteriozë që pritet të ndryshojë në themel jo vetëm organizatën UFC por edhe sportin MMA (Artet Marciale të përziera).

White nuk ishte i qartë apo fshehu me qëllim detaje për të ardhmën, por asnjëherë nuk ka qenë përpara gazetaraëve më pompozë me deklaratë.

“Ju thashë dje, prisni dhe do të shihni se çfarë ne jemi duke bërë në Las Vegas. Në dy muajt e ardhshëm do të zbuloj të ardhmen. Jo vetëm të UFC-së, por të ardhmën e arteve marciale të përziera. Për një kohë të gjatë jemi në rrugë të mbarë, kemi një numër të konsiderueshëm të luftëtarëve, projekte të cilat po synojmë ti realizojmë.”-u shpreh White.

Ndryshe, bashkëpunimi me ESPN ka rritur sportin e MMA në një nivel krejtësisht të ri. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...