26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Dani: Juve ju pre rruga, e ne na u ngri gjaku dhe zemrat

Dhjetë mërgimtarë shqiptarë tashmë janë konfirmuar se kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë.
Pas kësaj tragjedie të rëndë ka reaguar me plot emocion hit-këngëtari i njohur shqiptarë Ramadan Krasniqi-Dani.
Dani ka ngushëlluar familjet e viktimave përderisa ka uruar shërim për të lënduarit.
Postimi i plotë:

“Juve ju pre rruga në aksidentin e Slavonski Brodit në Kroaci, e ne na u ngri gjaku dhe zemrat!

Bashkë si komb, e kalojmë më lehtë këtë dhembje të madhe!
Bashkëndjejë me familjet e viktimave. Të lënduarve shërim të shpejtë dhe bashkim me familjet e tyre. Zoti qoftë me ne!”-shkruan Dani.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti po qëndron në Kroaci ku ka vizituar të gjithë udhëtarët e lënduar nga aksidenti i sotëm.

Dita e Hënë në Kosovë është shpallur ditë zie shtetërore, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...