Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi-Dani ishte mysafir në emisionin “LIBERO” në ATV.
Ai, përballë Resul Sinanit, ndau me publikun edhe historinë e rrugëtimit të tij me SHKA ‘Sofra Pejane’.
‘Është një bashkim vullnetar i njerëzve të mirë, shumica janë këtu në foto, disa nuk jetojnë më, të cilët menjëherë pas luftës janë, ri-mbledhur për ta vazhduar traditën shekullore të sofrës së këtij qyteti. Peja ka marifet për këto gjëra, këto tradita dhe sofrat e Pejës kanë marifet. Ne jemi munduar ta vazhdojmë njejt… Pra, tradita ka qenë e të shtunës mbrëma, e shtuna, ditë pazari në Pejë dhe sofra ka lindur në Qarshinë e gjatë.’-tha Dani.
Dani tutje ka treguar edhe detaje të atmosferës dhe punës që bëhet në sofër.
‘Unë, ndjehem tejet mirë që jam pjesë e tyre. Është pjesa ime më e bukur. Kemi profile të larta njerëzish. Kemi mjek, avokat, prokuror, afaristë, inxhinierë, njerëz të medias, që janë pjesë e Sofrës dhe vijnë nga familje të mëdha, të dalluara. Unë normalisht kujdesem për anën profesionale, ndonjëherë edhe ju bërtas në punë, … por kur kryhet pastaj më kthehen ata mua dhe unë rri si pulë’-ka shtuar Dani me të qeshura./Njeshi&ATV/