Ministri i punëve të jashtëme të Serbisë,Ivica Daqiç, ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit, ka rrikthyer Serbin, në pozitat e veta në Kosovë dhe është faktorizuar deri në atë masë sa që pa miratimin serb nuk mund të zgjedhet asgjë e rëndësishme.
Koha kur me Serbinë, kanë drejtuar Tadiç dhe Jeremiç, ka qenë katastrofale për serbet e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit nuk është ideale ajo ende as nuk është duke u zbatuar pasi ende bashkësia e komunave me shumicë serbe nuk është formuar por tash nuk mund të merret as një vendim pa pjesëmarrje dhe miratim të Serbisë që është një pozitë shumë më e mire për serbet se ajo që ishte më herët ka thënë Daqiç, për mediat serbe.
]]>