8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Dardan Molliqaj arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë për sulmin ndaj policit më 2022

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta aprovojë marrëveshjen për pranim të fajësisë që është arritur mes Prokurorisë dhe Dardan Molliqajt, kryetar i PSD-së, i akuzuar për sulmin ndaj zyrtarit policor.

Molliqaj akuzohej për sulmin ndaj policit, incident ky që kishte ndodhur në protestën e kësaj partie kundër shtrenjtimit të rrymës në vitin 2022.

Prokurori i Shtetit tha se i akuzuari përmes avokatit ka parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjes për pranim fajësie raporton Betimi për Drejtësi.

Po ashtu, prokurori propozoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 500 deri në 550 euro.

Gjyqtarja e rastit tha se janë plotësuar kushtet ligjore lidhur me marrëveshjen, kështu që e njëjta u aprovua nga Gjykata./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...