8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Dardan Molliqajt, i cili po akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Dardan Molliqaj u arrestua sot gjatë ditës në Prishtinë. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest.

Avokati i Molliqajt, Dren Kukaj, ka kërkuar që seanca të shtyhet për një ditë tjetër. Sipas tij, ftesat për t’u paraqitur në gjykatore nuk kanë arritur asnjëherë në adresën e Molliqajt.

“Kërkoj që seanca të shtyhet për shkak se nuk jemi të pajisur me shkresat e lëndës. Pasi që të kemi shkresat atëherë të mbahet. I propozoj gjykatës që të revokohet urdhërarresti meqenëse i pandehuri është i pranishëm në procedurë. [Molliqaj] është i gatshëm të vi në seancë. Ftesat nuk kanë arritur asnjëherë në adresë të tij. Por, tash e tutje ne jemi këtu dhe do të paraqitemi”, tha avokati Kukaj, raporton Kallxo.com.

Gjykata mori aktvendim që të shtyhet seanca për datën 30.04.2025./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...