5.3 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

“Dardanët” konfirmojnë udhëtimin në Bukuresht për ta përkrahur Kosovën ndaj Rumanisë!

Tifogrupi i Kosovës, ‘Dardanët’ kanë konfirmuar se do të udhëtojnë në Bukuresht për ta pëkrahur kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Rumania e pret Kosovën të premten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Atmosfera pritet të jetë e nxehtë, pasi rumunët kanë blerë 53 mijë bileta për 72 orë dhe stadiumi do jetë i stërmbushur.

Për mediat rumune, ‘Dardanët’ kanë konfirmuar se do udhëtojnë në Rumani.

“Po, ne do të jemi atje! Jo shumë, por anëtarët tanë do të jenë aty për Kosovën”.

Të pyetur nëse janë të vetëdijshëm për armiqësinë që i pret në Rumani, ata thjesht thanë se “do të shohim të premten”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...