26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

​“Dardanët” para miqësores me Norvegjinë: Ne jemi Kosova, asnjëherë nuk ndihemi inferiorë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.

Futbollistët e Franco Fodas do ta kenë një test të vështirë sonte përballë Norvegjisë të mbushur me yje si Erling Haaland e Martin Odegaard.

Para miqësores së sotme ka reaguar edhe tifo-grupi jonë “Dardanët”.

“Sonte luajmë miqësoren ndaj Norvegjisë në kuadër të përgatitjeve sa më të mira para fillimit të Ligës së Kombeve. Mundësi e mirë kjo për secilin lojtar që t’i tregojë cilësitë, ani pse përballë do të kemi një kombëtare plot yjesh si ajo e Norvegjisë.

Por, ne jemi Kosova, asnjëherë s’ndihemi inferiorë! Forca Dardanë!”, ishte mesazhi i “Dardanëve” në “Facebook”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...