24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

DASH për pranimin e emigrantëve: Jemi mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës

Kosova ka rënë dakord me një kërkesë të administratës Trump për të lejuar SHBA-në të deportojë një grup të vogël emigrantësh në kombin ballkanik pa dalje në det, të cilët nuk janë nga atje

Në një deklaratë për CBS News, Departamenti Amerikan i Shtetit tha: “Ne mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump”.

“Jemi mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës, për pritjen e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të këtyre të huajve në vendet e tyre të origjinës”, shtoi Departamenti i Shtetit.

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të strehuar përkohësisht deri në 50 persona të tillë, si pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi për këtë është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 11 qershor 2025. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...