20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

”Dashuria e nënës”, fotoja fituese në “Istanbul Photo Awards 2021”

Fotografia e fotografit nga Bangladeshi, Mohammed Shajahan, e titulluar “Dashuria e nënës”, e zgjedhur nga 15 mijë fotografi të paraqitura nga pjesë të ndryshme të botës, fitoi çmimin fotografisë më të mirë të vitit 2021 në “Istanbul Photo Awards 2021”.

Vepra e 12 mijë fotografëve janë zgjedhur nga juria ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjiozë të botës së fotografisë.

Fotoreporteri i AFP-së, Yuri Cortez ka marrë çmimin e dytë me punën e tij në të cilën paraqiste të burgosurit në burgun Quezaltepeque në El Salvador.

Fotoreporteri i AP-së, Petros Giannakouris, fitoi çmimin e tretë me fotografinë e tij që pasqyron vështirësitë me të cilat përballen refugjatët që u larguan nga një kamp në Greqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...