Deputeti i AAK-së ka publikuar një fotografi ku shihet duke drekuar me bashkëluftëtarët e tij.Me këtë rast, Haradinaj ka falënderuar shoqatat e dala nga lufta në nivel qendror dhe djemtë e Dukagjinit për organizimin e akademisë përkujtimore me rastin e 28 vjetorit të rënies në Luan Haradinajt.
“Me bashkëluftëtarët, pas akademisë përkujtimore për Luanin. I falënderoj shoqatat e dala nga lufta në nivel qendror për organizimin e akademisë përkujtimore për Luanin, po ashtu edhe djemtë e Dukagjinit që për ditë të tëra pa ndalë po nderojnë sakrificën e luftës.
Gjeneral Mushkolaj dhe shokët e tij meritojnë respektin maksimal të brezit për lartësimin e luftës”, ka shkruar Haradinaj. /Njeshi/