8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Daut Haradinaj: E turpshme për këtë qeveri, Policia Kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot Kamenicën ku siç tha ai, është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.

Daut Haradinaj ka thënë se policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk ju lejohen armë të gjata.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata.

Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj./Njeshi/

Reagimi i tij i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...