Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me planin e Qeverisë Kurti për hapjen e Urës së Ibrit.
Haradinaj ka thënë se ura duhet të hapet por se kjo do të duhet të bëhet në koordinim me aleatët.
Ai ka dhënë edhe një propozim për këtë.
“Ne jemi shumë dakord që ura duhet me u hap, por jo me ba skena do ta hapim nesër, do ta hapim pasnesër në kohën kur edhe vetë aleatët kanë thënë që ura duhet të hapet. Ka pasur mundësi për shembull, një koordinim i qetë, me e bë me faza, me e hapë gjashtë orë ditën, gjashtë orë në mbrëmje. Domethënë me vazhdu me një koncept të bashkëpunimit”, ka deklaruar Haradinaj .
“Siguria jonë varet direkt prej aleatëve tanë, prej NATO’s”, ka shtuar tutje ai.
Ai pati disa kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtim.
Haradinaj tha se Albin Kurti, ka “krejt qëndrime të reja ka në anglisht e krejt tjera në shqip”./Njeshi&T7/